Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Film pikturash” për legjendën Van Gogh

NULL NULL
11.03.2016 21:22

Krijimtaria e tij pati ndikim të madh në artin e shekujve 19-të e 20.

Bota e tij artistike e dora e artë prej piktori, e bëri të pavdekshëm Van Gogh-un.

E tani kur kanë kaluar më shumë se 120 vjet nga vdekja e tij,  disa nga pikturat më të interesante, u ribënë nga disa artistë.

Ata e prodhuan kështu një “film pikturash” për të, njofton Klan Kosova.

Në këtë vepër artistike që do të publikohet së shpejti, punuan 100 piktorë, të cilët i kanë studiuar veprat e Goghut.

Projekti “Loving Vincent” është i pari i llojit të vet, ndërsa po prodhohet nga produksioni fitues i çmimit Oscar, “Break Thru Films”.

Të gjitha pikturat që janë pjesë e filmit janë punim dore, pëlhurë në vaj.

Për të finalizuar këtë vepër, janë nevojitur 12 piktura për sekondë, e 720 piktura për një minutë.

Van Gogh ka marrë epitetin e legjendës, pasi që në gjendje depresioni e kishte prerë veshin e tij, e më pas kishte bërë një auto-portret.

lajme të ngjashme