Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filluan aktivitetet për Ditën e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj”

NULL NULL
27.05.2016 18:30

28 Maji, Dita e Qendrës kulturore “Mensur Zyberaj  në Rahovec, ka filluar të enjten me shfaqjen e komedisë ” Maturantët”, ku aktruan të rinj nga trupi teatror ” Qemal Ajdini ” nga Dibra e Maqedonisë, komedi kjo e autores Arbana Muja, me regji të Ylber Nuredinit.

Salla universale e qendrës kulturore ishte e stërmbushur me dashamirë të kulturës dhe artit skenik, të cilit me duartrokitje e kanë përshëndetur aktrimin e të rinjve dibranë.

shk

Po ashtu në kuadër të kësaj dite, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe OJQ ” Art Studio” nga Rahoveci, kanë filluar punimet e Kolonisë të Artit me karakter ndërkombëtar, ku po marrin pjesë piktorë dhe artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme