Fillon “Ta Pastrojmë Kosovën” NULL NULL 22.05.2015 11:53 22.05.2015 11:53 Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka filluar në Prishtinë. 100 deponi pritet të pastrohen vetëm në kryeqytet. Në aktivitet po marrin pjesë rreth 500 nxënës, transmeton Klan Kosova. Aktiviteti Ta Pastrojmë Kosovën ka filluar ashtu siç ishte planifikuar, fillimisht në Lagjen Arbëria 3, për të vazhduar më pas në tërë Prishtinën. Në aktivitet po marrin pjesë rreth 500 nxënës nga shkolla të Prishtinës, për të ndihmuar në pastrimin e deponive, që nga 351 sa janë identifikuar gjithsej në Kosovë, 100 prej tyre janë vetëm në Prishtinë, transmeton Klan Kosova. Iniciativës iu ka bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministri i Ambientit, Ferdi Agani, i cili tha se ndjehet i lumtur për nismën, por që për ambientin duhet të bëhet edhe më shumë. Pjesë e aktivitet ishin edhe shumë organizmat tjera jo qeveritare, në këtë iniciativë që po shtrihet në tërë territorin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë