Fillon shfaqja e filmave në kinemanë e Pejës NULL NULL 17.06.2015 15:28 17.06.2015 15:28 Të premtën me 19 qershor që nga ora 20:00 fillon shfaqja e filmave në kinemanë ‘’Jusuf Gërvalla’’në qytetin e Pejës. Pejës në 20 vitet e fundit i ka munguar një kinema funskionale që lëshon filma gjatë gjithë vitit, megjithatë nga e premtja dhe në muajin në vazhdim do të bëhen ndryshime. Filmat që do të shfaqen këtë muaj janë iniciativë e organizatës ‘’Anibar’’ për rivitalizimin e kinemasë së vetme të qytetit të Pejës ‘’ Jusuf Gërvalla’’ ”Anibar”, si pjesë e Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Pejë dhe e Forumit Kulturor të Kosovës është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta lokale dhe nacionale për zhvillimin e kulturës dhe funksionalizimin e hapësirave kulturore, veqanërisht kinemave.