Fillon seanca në rastin “Banjska” (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 10:30 11.06.2025 10:30 Foto nga Arkiva: Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”. Në seancën e 9 prillit, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë. Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq. /Klankosova.tv