Fillon restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër” në Prizren NULL NULL 24.07.2024 19:48 24.07.2024 19:48 Filllon restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër” në Prizren. Foto: Facebook, Hajrulla Çeku Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër” në qytetin e Prizrenit. Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se është një investim në vlerë të mbi 500 mijë eurove. “Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike”. “Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, ka shkruar Çeku. /Klankosova.tv