Fillon protesta kundër dhunës dhe vrasjeve në Kosovë NULL NULL 04.04.2025 14:21 04.04.2025 14:21 Një grup qytetarësh kanë dalë sot për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend. Protesta në fjalë është organizuar nga shoqata “Roja e Kohës”. Në tubim janë mbledhur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025