Fillon edicioni jubilar i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në Pejë – ANIBAR NULL NULL 15.07.2019 17:13 15.07.2019 17:13 Prej orës 19:30 në Kinemanë “Kosharka” në Pejë, hapet zyrtarisht edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në Pejë – ANIBAR. Tema sivjet e këtij festivali është “Frika dhe Shpresa”. Kjo temë trajton politikanët dhe njerëzit kompetentë për ndryshimin e jetës së një shoqërie, por kur ata bëhen indiferentë ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve negative atëherë tek njerëzit përcillët me frikë, por edhe me shpresë se kjo do të kaloj. Sivjet në edicionin jubilar të Anibar do të shfaqën 300 filma, do të organizohen katër punëtori për fëmijë, katër panele diskutimi dhe tre masterklasa. Për tre javë sa zgjat parashihet që nga ora 23:00 deri në ora 02:00 pas mesnatës të mbahen koncerte me bende të njohura. Nepërmjet artivizmit të këtij festivali synohet reagimi ndaj ndryshimeve dhe nevojave shoqërore.