Fillojnë ndërhyrjet e para për restaurimin e shtëpisë së vjetër të Qehajve në qytetin e Pejës NULL NULL 07.07.2022 13:13 07.07.2022 13:13 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se i ka përfunduar ndërhyrjet e para në shtëpinë e vjetër të Qehajve në qytetin e Pejës, këto si masat preventive me karakter shpëtimi. “Kjo shtëpi me vlera të larta arkitekturore për trashëgiminë kulturore i takon shekullit të XIX-të, ndërsa përmban karakteristika të veçanta për arkitekturën tipike të shtëpive qytetare në Pejë”. “Do të vazhdojmë me restaurim dhe konservim të shtëpisë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së, transmeton KlanKosova.tv.