Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillojnë meçet finale në turneun e boksit “Adem Jashari”

NULL NULL
05.11.2023 14:19
Mecet

Në sallën “1 Tetori” po zhvillohen finalet e turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.

Ky turne ka nisur të shtunën ku janë zhvilluar gjysmëfinalet dhe ku nuk munguan ballafaqime tejet të forta dhe interesante.

Në këtë turne tradicional, i 25-ti me radhë, po marrin pjesë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e Veriut, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Çiftet finale sipas kategorive janë si më poshtë:

Erik Katona (Sllovaki)-Marinov Blogoves (Bullgari), kategoria 51 kg

Bashkim Bajoku (Kosovë)-Tibor Katona (Sllovakl), kategoria 54 kg

Lena Dion (Maqedoni e Veriut)-Rachov Nayden (Bullgari), kategoria 63 kg

Shpetim Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenev (Bullgari), kategoria 67 kg

Venhar Haziraj (Kosovë)-Albert Jashari (Kosovë), kategoria, 71 kg

Loris Idrizi (Kosovë)-Nasuf Alim (Maqedoni e Veriut), kategoria 71 kg

Useid Nuka (Shqipëri)-Bllend Zeneli (Kosovë), kategoria 80 kg

Taulant Jakupi (Kosovë)-Ukë Smajli (Zvicër), kategoria, 86 kg

Shpejtim Shabani (Kosovë)-Mehmed Hoda (Shqipëri), kategoria 92 kg.

lajme të ngjashme