Nga 17 nëntori nisin “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri (FOTO) NULL NULL 09.11.2017 22:31 09.11.2017 22:31 Me qëllim të paraqitjes në mënyrë sa më dinjitoze të kulturës dhe artit shqiptar, në Austri që nga 17 nëntori, fillojnë Javët e Kulturës Shqiptare. Sipas organizatorit Ermal Vejsa, synim i një festivali të tillë është rritja e numrit të shikueshmërisë dhe veprimtarisë përmes artistëve dhe veprimtarëve mbarkombëtarisht të njohur shqiptarë, njofton Klan Kosova. Po ashtu në Javët e Kulturës Shqiptare, qëllim është tërheqja e vëmendjes së pjesëmarrësve austriakë dhe ndërkombëtarë. Sipas një njoftimi të dërguar në adresë të klankosova.tv, për vitin 2017, qëllimet e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri janë: Ruajtja e identitetit Integrimi më i mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake Prezantimi i vlerave të mirfillta që zotëron Diaspora Shqiptare Krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri Aktivitete të përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri Rritja e numrit të pjesëmarrësve austriak dhe internacional Hapja zyrtare e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, do bëhet me paraqitjen e ekspozitës ”Muscle Memory” nga artisti shqiptar Jakup Ferri, njofton Klan Kosova. Javët e Kulturës Shqiptare në Austri, po ashtu do përcillen edhe me Natë DokuFesti, Natë Muzike Klasike, Balet dhe pika kulturore artistiko-shqiptare. Për më shumë informacion për të interesuarit për pjesëmarrje mund të mësoni përditësimet e publikuara në llogarinë zyrtare të organizatorëve të këtij aktiviteti në facebook, faqe në të cilën mund të kaloni duke shtypur vegëzën e vendosur KËTU, transmeton Klan Kosova. Të gjitha aktivitetet do të prezantohen në Vienë të Austrisë.