Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Fillimi i fundit të luftës 47-vjeçare mes turqve dhe kurdëve”, a po normalizohen marrëdhëniet mes dy popujve?

NULL NULL
17.07.2025 07:55

Partia e Punëtorëve të Kurdistani më 12 korrik dorëzoi armët, derisa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti çarmatimin e PPK-së, duke e quajtur si fund të një “kapitulli të dhimbshëm” në historinë e trazuar të Turqisë.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Sokol Brahaj që jeton dhe vepron në Izmir, tha se kjo erdhi pas negociatave shumëvjeçare, transmeton Klankosova.tv.

“Është fundi, apo fillimi i fundit i luftës 47-vjeçare mes turqve dhe kurdëve, ku pika kryesore ka qenë në Turqinë e sotme, por themeluesi i PKK-së në ’97-ën është arrestuar dhe në ’99-ën ka marr dënim të përjetshëm në burgjet e Turqisë. Mirëpo ky dënim u ulë”, thotë fillimisht Brahaj.

“Pas negociatave shumë, shumë, shumë vjeçare , Turqia ka arritur që PKK t’i dorëzojë armët, dhe tash thuhet se ka një fillim të ri mes turqve dhe kurdëve”, shton tutje gazetari.

lajme të ngjashme