Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filharmonia dhe Opera e Kosovës nderojnë me koncert Beethovenin në 255-vjetorin e lindjes 

NULL NULL
09.10.2025 11:01

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, sonte nga ora 19:30 mbahet koncert i veçantë, në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethoven-it dhe 200-vjetorit të interpretimit premierë të Simfonisë së 9-të.

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, sjellin një program, ku do të interpretohet edhe Fantazia Korale, një tjetër vepër madhështore e të njëjtit kompozitor, duke sjellë brenda një nate dy vepra të jashtëzakonshme të gjeniut klasik.

Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, në Simfoninë e 9-të në rolin e solistëve do të paraqiten: Zana Abazi-Ramadani soprano, Olga Podgornaya-mexosoprano, Denis Skura-tenor, dhe Ivo Yordanov- bariton.

Ndërsa, në Fantazinë Korale, në rolin e solistes në piano prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi, dhe solistët vokal: Elonë Sadiku-soprano, Arta Jashari-soprano, Diellza Sylejmani-alt, Rizah Jahaj-tenor, Etrit Nura-tenor dhe Harris Bajraktari-bas.

Koret për këtë koncert janë përgatitur nga dirigjenti Hajrullah Syla./Klankosova.tv

lajme të ngjashme