FIFA nis hetimet ndaj Spanjës pas thirrjeve nacionaliste në ndeshjes me Egjiptin NULL NULL 07.04.2026 18:16 07.04.2026 18:16 FIFA ka nisur procedurë disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit pas incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit. Sipas një deklarate nga shtëpia e futbollit botëror, do të hetohen brohoritjet e turmës që përfshinin mesazhin diskriminues: “Kushdo që nuk kërcen është mysliman”, transmeton Klankosova.tv. Tribunat e stadiumit ishin të mbushura me ngjyra dhe energji para fillimit të ndeshjes, megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së parë, një pjesë e tifozëve nisi të bëjë thirrje kundër atyre të cilët i përkasin fesë islame dhe u përsërit disa minuta më vonë. Mbetet për t’u parë nëse Federata Spanjolle e Futbollit do të përballet me gjoba ose masa disiplinore nga FIFA për këto incidente.