Fier, dhunonte të atin, pranga 37-vjeçarit NULL NULL 15.12.2015 10:17 15.12.2015 10:17 Agjentë të sektorit të krimeve në Fier kanë arrestuar në orët e fundit një 37-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Sipas një komunikate për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Stefa, banues në lagjen “Sheq i Vogël”. Ndalimi i tij ka ardhur pas sinjalizimeve se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 68 vjeç. Pas arrestimit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të 37-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025