Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FIBA Europe Cup – Kosova përfundon garat me humbje

NULL NULL
05.06.2022 16:49

Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.

Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie, dhe këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme