FIBA e dënon përjetësisht Daut Mehmetin NULL NULL 11.06.2023 13:27 11.06.2023 13:27 Daut Mehmeti Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin. Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti, u ndëshkua me këtë vendim nga FIBA për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore. Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit. Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar. “Mehmeti, pa një fund të hershëm dhe të palavdishëm për karrierën e tij në arbitrim profesionist. Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka arbitruar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifa në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë”. Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave. /Klankosova.tv.