FFK-ja pasi Kosova hyri në Ligën B: Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës NULL NULL 23.03.2025 19:59 23.03.2025 19:59 Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas triumfit që pati Kosova ndaj Islandës në ndeshjen kthyese të “Play Off-it” në kuadër të Ligës së Kombeve, duke siguruar kështu vend në Ligën B. FFK-ja reagimin e nis me përshëndetje. “Përshëndetje, mirë se ju gjetëm Liga B”, nis kështu njoftimi i FFK-së. “Arrijmë sukses historik-ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve. Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës”, është vazhdimi i entuziazmit të FFK-së.