Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK-ja ndan çmimet, Arb Manaj futbollisti i vitit

NULL NULL
21.12.2025 23:26

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë sonte çmimet në ceremoninë “Laureatët 2025”.

Arb Manaj është shpallur  futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë pas kontributit të tij në triumfin e Dritës në kampionat.

Amir Rrahmani, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të kombëtares, “Fadil Vokrri”.

Klubi më i mirë i vitit u zgjodh kampioni, Drita, pas edhe suksesit në Ligën e Konferencës.

Ndërkaq, Zekirija Ramadani i Dritës është trajneri më i mirë i vitit.

Referi më i mirë u zgjodh Alban Shala, ndërkaq Florentina Kallaba mori çmimin për arritje ndërkombëtare.

are

lajme të ngjashme