FFK-ja mban drekën e fundvitit, shpreh mirënjohje për Art Motion NULL NULL 11.12.2024 16:23 11.12.2024 16:23 Federata e Futbollit të Kosovës e ka mbajtur drekën e fundvitit me partnerët e saj, ndër ta edhe me platformën më të madhe në vend, Art Motion, të cilët i ka nderuar me nga një dhuratë. “Në prag të përmbylljes së vitit 2024, Federata e Futbollit e Kosovës, sipas traditës ka organizuar drekën e fundvitit me partnerët e saj”, thuhet në njoftimin e FFK-së. “Me këtë rast, presidenti Agim Ademi në emër të KE të FFK-së shprehu mirënjohjen për mbështetësit e saj në zhvillimin e futbollit kosovar”. “Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin, FFK për secilin partnerë ndau si dhuratë nga një fanellë zyrtare të Kombëtares së Kosovës”.