Feyenoordi ia cakton çmimin Santiago Gimenezit NULL NULL 27.10.2023 14:06 27.10.2023 14:06 Feyenoordi beson se sulmuesi Santiago Gimenez nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa ia kanë caktuar çmimin për ekipet që janë duke u interesuar për meksikanin. Gimenez ka marrë vëmendjen e të gjitha klubeve evropiane, pasi në sezonin debutues realizoi 23 gola në të gjitha garat për ekipin nga Rotterdamin, duke e ndihmuar ta fitojë titullin e parë pas gjashtë viteve. 22-vjeçari formën e vitit të kaluar është duke e vazhduar edhe këtë sezon, pasi e ka gjetur rrjetën e golit 15 herë në 11 ndeshje. Sipas raportimeve, Real Madridi dhe Tottenham Hotspur janë ekipet më të interesuar për ta nënshkruar në verën e vitit të ardhshëm. Sipas burimeve të mediumit 90min, Feyenoordi po kërkon 100 milionë euro për sulmuesin meksikan.