Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fetahu: Qeveria sonte ose nesër të tërheq vendimin – deklarata e presidentit për mosrespektim e panevojshme (VIDEO)

NULL NULL
01.04.2020 00:05

Faton Fetahu, përpiluesi i lëndës së Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës së është antikushtetues vendimi i Qeverisë.

Fetahu në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se vendimi të mbetet në fuqi deri më 13 prill është kohë e gjatë por tregon se pse u vendos kështu.

“Aktgjykimi  ishte i pritshëm, i pranueshëm dhe paalternativë në rrugën që duhej të ndiqte Gjykata kjo për faktin se bëhej fjalë për një listë të gjatë të shkeljeve të së drejtës kushtetuese që në kushte normale do duhej të kufizoheshin vetëm me ligj siç e dëshmoi Gjykata Kushtetuese”.

“Gjykata Kushtetuese pritej të caktone masën e përkohëshme por nuk e bëri pasi vendosi drejtë për liritë kushtetuese. Vendimi si i rregullt hyn në fuqi nga dita kur publikohet, por Kushtetuta i jep të drejtën Gjykatës të vendos ndryshe, ky është rast specifik pasi pezullimi i menjëhershëm do të sjellte paqartësi tek institucionet dhe qytetarët. Por Qeveria sonte më së largu ose nesër do duhej të tërheqë vendimin”, deklaroi Fetahu.

“Mbase do të ishte e mjaftueshme 7 ditë por Gjykata ka parë gjendjen dhe i ka dhënë kohë Qeverisë që të hjek këtë vendim”

Fetahu mes tjerash komentoi edhe deklaratën e Presidentit Thaçi për mosrespektim të vendimit të Qeverisë.

“Presidenti nuk e ka shkel Kushtetutën, por Presidenti ndoshta ka dhënë deklaratë të panevojshme por mbi të drejtën e tij sbesoj se duhet të ketë dyshime pasi edhe Gjykata sot i dha të drejtë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.