Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festojnë 30 vjetorin e miqësisë me tatuazhe shumë të veçanta

NULL NULL
20.06.2019 13:30

Besohet se miqësia e vërtetë mund t’iu ndihmojë t’i kaloni të gjitha sfidat dhe problemet në jetë.

Por, për fat të keq realiteti na e tregon një histori krejt ndryshe. Në jetë kalon shumë rrugë, sfida dhe ke aq shumë zgjedhje për të bërë sa që është e vështirë t’i ruash lidhjet – madje edhe me njerëzit që ndoshta i duam më shumë se gjithçka.

Për shkak të këtyre gjërave, miqësive ndonjëherë ju vjen fundi. Por, kjo nuk ka ndodhur me këto zonja që janë takuar 30 vjet më parë.

Më poshtë po ju sjellim historinë se si këto gra kanë festuar 30 vjetorin e miqësisë së tyre shumë të veçantë.

Mendoni për një mënyrë të këndshme për ta shënuar një moment historik të shoqërisë suaj. Mund t’i shihni fotografitë e vjetra dhe ta kujtoni kohën që keni kaluar bashkë ose mund t’i dhuroni mikut/mikes suaj të jetës një dhuratë që ka simbolikë të veçantë për juve.

Por, çfarë mund t’i ruajë kujtimet tuaja për gjatë gjithë jetës? Një tatuazh, është përgjigja e saktë.

2 Ladies Celebrated Their 30-Year Friendship by Getting Lovely Couple Tattoos of What They Both Adore Most

Kjo është pikërisht ajo çfarë kanë bërë këto dy mike nga Brazili. Ato kanë bërë tatuazhe të njëjta ku shihen dy gota të birrës që mbajnë duart dhe buzëqeshin.

Kjo fotografi kaq e ëmbël është shpërndarë në rrjete sociale nga nipi i njërës nga këto zonja.

Ai ka thënë se tatuazhi që ato kanë zgjedhur simbolizon gjërat që të dyja i duan: të bisedojnë derisa shijojnë një gotë birrë – bashkë me gjërat e mrekullueshme dhe lumturinë e madhe që sjellë një miqësi e vërtetë.

Shumë njerëz janë emocionuar nga kjo histori sepse miqësitë si kjo janë të rralla.

 

lajme të ngjashme