Festivali “Moto&Rock”, motoristët nga Shqipëria dhe Evropa me spektakël në Korçë NULL NULL 22.06.2025 23:54 22.06.2025 23:54 Zhurma karakteristike e motorëve të fuqishëm dhe tingujt e muzikës rock kanë pushtuar Korçën gjatë fundjavës. Në kuadër të festivalit “Moto&Rock” emra të njohur të muzikës shqiptare, si Aleksandër dhe Renis Gjoka, si dhe grupe të tjera të rokut kanë shoqëruar zhurmën e “mbretërve” të rrugës si Harley Davidson, BMW GS, Ducati Monster, Yamaha Drag Star e shumë të tjerë, që parakaluan nëpër rrugët e qytetit, duke sjellë një spektakël të vërtetë për të gjithë dashamirësit e adrenalinës dhe motoçikletave. Motoristë vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar organizimin dhe mikpritjen e korçarëve. “Është hera ime e parë në Shqipëri, kam bërë një tur nga Gjermania, me pas Greqi, e tani në Shqipëri. Është vend shumë i bukur këtu. Me pëlqen shume Tirana, rrugët e pastra dhe Korça shumë mikpritëse. Ushqimi dhe birra janë fantastike”, tha një motorist. “Janë evente qe i futin në rrjete sociale dhe i bëjnë punë qytetit. Mblidhen nga gjithë trevat shqiptare, kanë ardhur nga Greqia e të huaj. Motoristet shqiptare por e të huaj, shoh italiane shumë. E ne nga Greqia erdhëm, jemi shqiptare që rrimë në Greqi”, u shpreh një tjetër. Festivali zgjati dy netë në sheshin kryesor të Korçës, ndërsa ky është viti i pestë radhazi që organizohet, duke u kthyer tashmë në një traditë./euronewsalbania/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 19/06/2025