Festa e “çmendur” e Yamalit – futbollisti nën hetime për praninë e personave me shtat të shkurtër NULL NULL 15.07.2025 09:55 15.07.2025 09:55 Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal është kritikuar dhe po përballet me një hetim të mundshëm për praninë e një grupi “xhuxhësh” në festën e tij të 18-të të ditëlindjes. Jesus Martin Blanco, drejtori i përgjithshëm për të drejtat e personave më aftësi të kufizuara në Ministrinë e të Drejtave Sociale të Spanjës, ka bërë thirrje për një hetim, ndërsa Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore në Spanjë, dënoi atë që e quajti “një shkelje të vlerave etike” dhe tha se do të kërkojë të ndërmarrë veprime ligjore. Yamal mbushi 18 vjeç të dielën, më 13 korrik dhe organizoi një festë. Festa u zhvillua në një shtëpi fshati që ai mori me qira në Olivella, një qytet i vogël 50 kilometra në veriperëndim të Barcelonës. Disa personazhe të famshëm, përfshirë muzikantë, YouTuber-a dhe influencues, morën pjesë, me Robert Lewandoëski, Alejandro Balde, Gavi dhe Raphinha midis shokëve të ekipit të Yamalit, të cilët ishin të pranishëm. Një grup “xhuxhësh” u filmua duke hyrë në festë, gjë që ka shkaktuar polemika. View this post on Instagram A post shared by @lamineyamal Të hënën pasdite, radiostacioni katalanas RAC1 transmetoi një intervistë që tha se ishte nga një prej personave me shtat të shkurtër në festë, zëri i të cilit ishte shtrembëruar dhe emri i të cilit nuk u zbulua për të mbrojtur identitetin e tyre. “Ne vetëm po kërkojmë që të na lejojnë të punojmë”, tha personi. “Ne kemi kontratat tona, jemi njerëz normalë, të vetëpunësuar dhe bëjmë gjithçka ligjërisht. Nuk e di pse ka kaq shumë zhurmë tani. Ajo që po bën shoqata tani është diskreditimi i punës sonë si profesionistë. Ne e bëjmë këtë punë sepse duam. Askush nuk na detyron. Na pëlqen të jemi artistë, i jemi përkushtuar kësaj për një kohë të gjatë dhe gjatë dy ose tre viteve të fundit kemi përjetuar më shumë zhurmë ose pyetje rreth punës sonë”. “Askush nga shoqata nuk na ka kontaktuar dhe, me gjithë këto kritika, ajo që po bëjnë është të prishin punën tonë. Ata nuk ofrojnë as zgjidhje. Ne gjithmonë pajtohemi me klientët tanë se nëse shohim një shenjë të vetme mosrespekti ndaj aktivitetit tonë, shfaqja mbaron. Nuk kam përjetuar kurrë një mungesë respekti të këtij lloji gjatë punës deri më tani. Ishim katër veta në festë. Në shfaqjen që ofrojmë, shkojmë në vend dhe kërcejmë me njerëzit, shpërndajmë pije përreth, bëjmë truqe magjike. Argëtojmë dhe përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të argëtohen”./Klankosova.tv