Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fernandesi refuzon ofertën marramendëse nga Arabia

NULL NULL
03.06.2025 17:06

Kapiteni i Manchester United-it, Bruno Fernandes, ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Al Hilal për të qëndruar në Premier League.

Sipas raportimeve, mesfushorit portugez iu ofrua një pagë prej 700 mijë paundësh në javë dhe një transferim që do t’i sillte Unitedit 100 milionë paund.

Pas një sezoni të dobët ku “Djajtë e Kuq” përfunduan në vendin e 15-të, Fernandesi kishte lënë të hapur mundësinë e largimit nëse kjo do ndihmonte klubin për rindërtim.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të qëndrojë dhe të udhëheqë skuadrën përpara, pasi Fernandesi mbetet figura kyçe e Unitedit që prej ardhjes nga Sportingu i Lisbonës.

lajme të ngjashme