Fermin Lopezi rinovon kontratën me Barcelonën NULL NULL 30.01.2026 16:17 30.01.2026 16:17 Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka rinovuar kontratën me klubin, duke nënshkruar deri në vitin 2031. Mesfushori ofensiv 22-vjeçar ka qenë në formë shumë të mirë për “Blaugranat” javët e fundit, duke kontribuuar vazhdimisht me gola dhe asistime vendimtar në fazën sulmuese. Duke parë paraqitjet e tij dhe rolin që ka fituar brenda skuadrës, klubi katalanas ka ndjerë nevojën t’i përmirësojë pagën dhe t’i ofrojë një kontratë të re. Marrëveshja është arritur: Fermini pritet të përfitojë një rritje page prej 50%, ndërsa klauzola e lirimit do të dyfishohet nga 500 milionë euro në 1 miliard euro. Deri tani këtë sezon, produkti i La Masias ka regjistruar 10 gola dhe 11 asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat, duke u shndërruar në një nga kontribuesit kryesorë në skuadrën e Hansi Flick.