Fermerët llapjanë do të kenë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë NULL NULL 19.04.2020 15:34 19.04.2020 15:34 Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka vizituar sot, gjatë të mbjellave pranverore, kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave, si dhe bletarët në këtë komunë ku është njoftuar nga afër me punën, sfidat dhe planet e tyre. “Angazhimi im për të qenë sa më afër prodhuesve bujqësor do të vazhdojë në çdo komunë, me qëllim që të shoh nga afër punën që është duke u bërë në të gjithë sektorët e bujqësisë, e po ashtu për t’u njohur edhe me sfidat me të cilat përballen këta fermer. Bashkëpunimi do të jetë në vazhdimësi, për të ofruar përkrahjen tonë përmes masave të ndryshme për të gjithë prodhuesit vendor”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari e falënderoi Mustafën për gatishmërinë dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, duke e njoftuar po ashtu edhe për projektet e tyre për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025