Fermerët hedhin qumështin në lumë pas uljes së çmimit NULL NULL 09.05.2026 12:30 09.05.2026 12:30 Mbi 100 fermerë nga Lipjani, Komorani, Drenasi dhe Skenderaj kanë protestuar duke hedhur qumështin në lumë, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit. Fermerët thonë se çmimi është zbritur nga 45 cent në rreth 27-30 cent për litër, gjë që sipas tyre po ua vështirëson mbijetesën dhe mbulimin e shpenzimeve të prodhimit. /Klankosova.tv