Ferizajasit po i “tuten” rrezikut për shkak të shtyllës së prishur të rrymës (VIDEO) NULL NULL 02.02.2026 11:13 02.02.2026 11:13 Një shtyllë elektrike po paraqet problem tash e disa kohë për qytetarët e Ferizajt. Dikush prej banorëve ka folur për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke treguar se rënia e shtyllave nga era e madhe po shkakon rrezik për fëmijët, por edhe për kalimtarët. “Po kemi problem për këtë shtyllë, arsyeja është që kur ka fryrë era e madhe e ka devijuar, prishur, dhe tash ka problem rrezikshmërie për fëmijë, për këmbësorë, kalimtarë”, tha ai. /Klankosova.tv Ndiqni prononcimin e plotë: