Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizajasit në hall, asnjë barnatore s’punon natën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 06.07.2023 20:32

Ditën ka me bollëk, e bile edhe tepricë. Por kur bie terri, të sëmurët e Ferizajt afër spitalit të këtij qyteti nuk e gjejnë as edhe një kokërr barnash.

Kjo pasi atje asnjë barnatore nuk punon pas orës 23:00, raporton Klan Kosova.

Qytetarët pohojnë se nervozohen sa herë u bie të sëmuren natën, derisa kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për këtë.

Në fakt, problemi kryesor qëndron në atë se barnatoret nuk po mund të bien dakord mes vete, ndonëse disa prej tyre për këtë punë dërguan peticion në komunë.

Balton Dërguti nga Komuna e Ferizajt, tha se po shqyrtojnë mundësitë që një rregullore e bizneseve e vitit 2019 që nuk u funksionalizua ende, të ndryshohet e më pas të vihet në funksion.

Megjithkëtë, i njëjti tha se nuk mund t’i obligojnë këto biznese që të punojnë gjatë natës nëse të njëjtat nuk duan. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme