Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj tashmë me pak gjasa për mbijetesë

NULL NULL
10.05.2026 19:09

Ferizaj humbi një mundësi të artë në luftën për mbijetesë, pasi barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Malishevës, në një duel ku mysafirët luajtën tërë pjesën e dytë me një futbollist më pak.

Skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e Silva Richards, duke krijuar përshtypjen se do të merrte tri pikë jetike në garën për mbijetesë.

Megjithatë, Malisheva reagoi në vazhdim dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes Assane Diattas.

Situata për mysafirët u vështirësua në fund të pjesës së parë, kur Robert Ngjigi u ndëshkua me karton të kuq, por Ferizaj nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë.

Pas këtij barazimi, Ferizaj mbetet pesë pikë prapa Llapit dhe tani shanset për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar janë minimale./Klankosova.tv

lajme të ngjashme