Ferizaj në ‘frymën e fundit’ e mposht Rilindjen dhe siguron çerekfinalen NULL NULL 13.02.2025 15:39 13.02.2025 15:39 Goli i Edon Sadriut në minutën e 89 të ndeshjes, e ka kualifikuar Ferizajin në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Rilindja e cila në mënyrë sensacionale e eliminoi nga ky kompeticion, kampionin dhe fituesin aktual të këtj trofeu, Ballkanin, nuk ia doli ta kalojë edhe pengesën e sotme, pasi u mposht 1-0, njofton Klankosova.tv. Atë që nuk e arriti ekipi i Faruk Statovcit, në përballje me një skuadër nga Superliga, e bëri Prishtina e Re. Kryeqytetasit e eliminuan Feronikelin’74, duke e mundur me rezultat 0-2, me golat e Kreshnik Bahtirit dhe Fati Ismailit, që i realizuan në pjesën e dytë. Në mesin e tetë më të mirëve u rreshtuan edhe Prishtina, Drita, Llapi, Malisheva, Drenica e Vëllaznimi, raporton Klankosova.tv. Këto dy të fundit, së bashku edhe me Prishtinën e Re, janë tri klubet e Ligës së Parë që e kërkojnë gjysëmfinalen e Kupës.