Ferizaj fiton ndaj Dukagjinit NULL NULL 29.03.2025 16:01 29.03.2025 16:01 Ferizaj ka arritur të mposht Dukagjinin në xhiron e 26-të të Albimall Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit arritën që për dy minuta të shënojnë dy herë, qysh në fillim të pjesë së dytë. Por, avantazhin e dyfishtë arritën të mbajnë deri në minutën e 67-të, kur Dukagjini arriti të ngushtonte epërsinë. E deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit. Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon të mbajë pozitën e 6-të me 35 pikë, kurse Dukagjini në të 8-tën me 32 pikë.