Ferizaj: Djali e rrah babain, e sulmon me kubëz betoni dhe tenton ta godas me veturë NULL NULL 19.04.2024 15:48 19.04.2024 15:48 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mosmarrëveshje, djali e ka sulmuar babain e tij. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.” Dyshohet se djali fillimisht kishte tentuar që ta godiste me veturë, por nuk kishte arritur. I dyshuar i kishte shkuar prapa prindit të tij dhe e kishte sulmuar me kubëz betoni duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai u arrestua nga policia për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe u dërgua në mbajtje. Nuk dihet se cili ishte arsyeja e konfliktit mes të birit dhe babait/ Klankosova.tv