Ferizaj: Arrestohet burri, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja për t’i rregulluar flokët NULL NULL 23.02.2025 17:16 23.02.2025 17:16 Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj. Ai dyshohet se kishte rrahur gruan (shtetase shqiptare) me të cilën bashkëjeton. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia. Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, se i dyshuari po ashtu edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshje. “Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Veseli për Klankosova.tv Klankosova.tv mëson se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar tek një sallon bukurie për t’i rregulluar flokët. Dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur gruan./ Klankosova.tv