Ferizaj: 10 ngasësve iu mor leja, gjatë javës që shkoi NULL NULL 11.11.2024 10:08 11.11.2024 10:08 Foto ilustruese Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi u ka hequr patentë shoferët 10 ngasësve që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Gjatë periudhës së lartcekur u shqiptuan 1 mijë e 211 gjoba trafiku. Java që shkoi në Ferizaj rezultoi gjithashtu me 29 aksidente, 12 nga to me lëndime, ndërsa 17 me dëme materiale. Nga aksidentet e lartcekura u lënduan 20 persona, bën të ditur policia, përcjell Klankosova.tv.