Femrat kosovare për herë të parë e pushtojnë Mount Blanc-un NULL NULL 15.07.2015 09:23 15.07.2015 09:23 12 alpinistë kosovarë në mesin e tyre 3 femra nga grupi i alpinistëve të “Klubit Alpin Prishtina” në orën 09;00 të mëngjesit të së martës e kanë pushtuar majën Mount Blanc e cila ndodhet në Alpet franceze dhe ka një lartësi mbidetare prej 4810 metra. Historike e bën këtë ngjitje fakti se në majën e cila njihet si më e larta në Evropë arritën për herë të parë femrat nga Kosova. Ngjitja e këtij grupi ka filluar të dielën dhe ka zgjatur 2 ditë, ndërsa për t`u kthyer atyre i nevojiten edhe dy ditë të tjera, transmeton Klan Kosova. . Ky konsiderohet të jetë alpinizëm i rrezikshëm pasiqë edhe terreni është i rrezikshëm andaj e bën të vëshirë pjesëmarrjen e femrave. Kjo nuk është hera e parë që këtë rrugë e marrin alpinistë nga Kosova. Kjo se në korrik të vitit 2009, 15 sish arritën atje në aktivitetin e organizuar nga ish- udhëheqësi i Federatës se Alpinistëve të Kosovës, Ejup Maxherra./Klan Kosova.