Fëmiu që peshonte gati 200 kilogramë humb gjysmën e kileve NULL NULL 11.04.2019 10:30 11.04.2019 10:30 Një djalë 13 vjeçar, i cili dikur peshonte gati 200 kilogramë, dëshiron ta largojë lëkurën e tepërt pasi humbi më shumë se gjysmën e peshës së trupit. Arya Permana nga Indonezia, dikur konsiderohej si fëmija më i rëndë në botë – kjo falë ushqimit plot noodles, ushqime të shpejta dhe pije të gazuara. Në moshën dhjetë vjeçare ai mezi ecte dhe ishte i detyruar të lahej në një pellg jashtë shtëpisë. Me peshën që kishte dhe duke rrezikuar jetën e tij, Arya u bë personi më i ri që ndonjëherë që iu nënshtrua një operacioni të stomakut. Procedura së bashku me një dietë të rreptë e ndihmuan adoleshentin të humbasë një shifër të shquar prej 106 kilogramësh dhe tani peshon 85.8 kilogramë. Tani një kirurg ka ofruar t’ia heqë lëkurën e tepërt nga kraharori dhe krahët pasi Arya t’i nënshtrohet testimeve të nevojshme.