Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmija gjeni: 2-vjeçarja bëhet anëtarja më e re e Mensas

NULL NULL
28.11.2023 18:19
isla mcnabb

Një vajzë dyvjeçare nga Kentaki i ShBA-së dëshmoi se ka inteligjencë përtej viteve të saj, duke u bërë anëtarja më e re ndonjëherë e shoqërisë me IQ të lartë Mensa.

Guinness World Records tha se Isla McNabb nga Crestwood u pranua në Mensa pasi shënoi në përqindjen e 99-të të inteligjencës për grupmoshën e saj në shkallën e inteligjencës Stanford-Binet.

Mensa është shoqëria më e madhe me IQ të lartë në botë dhe anëtarët duhet të shënojnë përqindjen e 98-të ose më të lartë në një test të standardizuar të IQ-së për t’u kualifikuar.

Prindërit Jason dhe Amanda McNabb thanë se Isla e mësoi alfabetin në moshën 18-muajshe dhe se së shpejti nisi të lexonte.

“Në moshën shtatëmuajshe ajo arriti të zgjidhte disa enigma nga librat me figura”, tha Jason McNabb për Guinness World Records.

Prindërit thanë se e regjistruan Islan në Mensa me shpresën për të gjetur burime për të ushqyer talentet e saj.

“Përfitimi më i madh në Mensa është komuniteti”, tha Jason McNabb.

lajme të ngjashme