Fejohet Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern NULL NULL 03.05.2019 08:32 03.05.2019 08:32 Kryeministrja e Zelandës së Re, Jancinda Ardern dhe partneri i saj prej kohësh, Clarke Gayford, janë fejuar. Çifti, që janë prindër të një vajze dhjetë vjeçare, Neve, janë fejuar pas Pashkëve, ka njoftuar zëdhënësja e Ardern, shkruan Nzherald, transmeton Klan Kosova. Ata mësohet se festën e Pashkëve e kanë kaluar në Mahia, te familja e Gayford. Zëdhënësja e kryeministres, ka thënë se ajo pas festës është duke bartur unazë në gishtin e mesëm të dorës dhe jo në gishtin tradicional të unazës.