Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FED-i mban të pandryshuara normat

NULL NULL
02.05.2024 08:17
Jerome Powell, drejtor i FED-it
Jerome Powell, drejtor i FED-it

Banka Qendrore e ShBA-së do të mbajë të pandryshuara normat e interesit.

Sipas FED-it situata nuk do të ndryshojë për shkak të “mungesës progresi të mëtejshëm” drejt uljes së inflacionit.

Vendimi e la normën bazë të Rezervës Federale në nivelin më të lartë në më shumë se dy dekada, në intervalin 5.25 përqind -5.5 përqind, ku ka qëndruar që nga korriku i kaluar.

Duke mbajtur kostot e huamarrjes të larta, FED shpreson të freskojë ekonominë dhe të ulë presionet që rrisin çmimet. Por me inflacionin në ShBA që rezulton më i vazhdueshëm se sa pritej, banka po përballet me pyetje në lidhje me lëvizjen e saj të radhës.

Në një konferencë për shtyp pas njoftimit, kryetari i FED-it, Jerome Powell, tha se ai mendonte se një rritje e normës ishte “e pamundur”, ndërsa përsëriti se zyrtarët dëshironin besim më të madh se inflacioni po lehtësohej përpara se të lëvizte drejt uljes.

“Vërtet do të varet prej të dhënave”, tha ai.

“Do të duhet më shumë kohë për të arritur atë pike të rehatisë. Nuk e di sa kohë do të duhet”, shtoi ai.

Në SHBA, çmimet e konsumit u rritën me 3.5 përqind gjatë 12 muajve deri në mars.

Kjo është ulur ndjeshëm nga norma prej 9.1 përqind në qershor 2022, por mbetet mbi objektivin prej 2 përqind të FED-it, duke u shënuar më lart në muajt e fundit.

lajme të ngjashme