Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FBK në Panairin e Turizmit dhe Sportit

NULL NULL
nga Emanuell Syla 28.04.2023 22:20

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit dhe Sportit. Ky Panair ka filluar sot me hapjen solemne, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Panairin e ka vizituar edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në stendën e FBK-së qytetarët e shumtë janë interesuar për programet e ofruara nga Federata e Basketbollit e Kosovës, në veçanti për Basketbollin 3×3.

Pjesë e panairit janë shumë organizata sportive, ekonomisë, biznesit dhe turizmit.

Ky është edicioni i 19-të i këtij Panairi.

lajme të ngjashme