Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FBI në ndjekje të atyre që penguan fushatën e Biden në Teksas (VIDEO)

NULL NULL
02.11.2020 10:23

Byroja Federale e Investigimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në ndjekje të të dyshuarve që e penguan fushatën e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, në Teksas.

Incidenti ndodhi të premten derisa autobusi i fushatës po udhëtonte nga San Antonio për në Austin, me ç’rast disa persona me automjete që dyshohet të jenë mbështetës të presidentit Donald Trump, ia kanë zënë rrugën autobusit.

Një zyrtar i fushatës Biden i ka përshkruar veprimet e shoferëve si një përpjekje për ta ngadalësuar autobusin dhe për ta çuar jashtë rrugës, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“FBI në San Antonio është në dijeni të incidentit dhe është duke e hetuar rastin”, ka thënë zëdhënësja e FBI-së, Michelle Lee.

klankosova.tv

lajme të ngjashme