Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fatmir Spahiu për raportet me SHBA-të: Vetëm në ëndërr me pa që Donald Trump ngryset, duhet të prishen koalicionet

NULL NULL
29.01.2019 23:02

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i njohur për publikun si Oki, ka ironizuar me deklaratat e fundit të Kadri Veselit, sa i përket pasojave që mund të ndodhin në koalicionin me Ramush Haradinajn nëse prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim të tij në facebook, aktori kosovar ka dhënë një shembull që sipas tij duhet patjetër të ndodhin prishjet e koalicioneve në politikën kosovare, njofton Klan Kosova.

”Kadri Veseli po thot “Koalicioni prishet kur te ne momentin qe prishet partneriteti me USA”
A une mendoj qe anderr me pa qe kishe Trumpi po mrrolet (qoft edhe prej diellit ) duhet me u prish koalicioni. Ska prishje te mardhanjeve me USA, nuk naj lejon mirenjohja”.

lajme të ngjashme