Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fatkeqësia natyrore: Tajfuni Jagi mbyt 233 vietnamezë (VIDEO)

NULL NULL
13.09.2024 20:28

Viktimat e Tajfunit Yagi në Vietnam kanë arritur në 233, ndërsa ekipet e shpëtimit, ndihmuar nga qentë nuhatës, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit në zona të mbuluara me baltë dhe rrëshqitje dheu. Familjarët e prekur janë në ankth, duke pritur lajme për të dashurit e tyre.

Kryeministri i Vietnamit, Pham Minh Chinh, ka vizituar zonën e shkatërruar dhe u ka kërkuar punonjësve të shpëtimit të përqendrohen në gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa pengesat e shkaktuara nga rrugët e dëmtuara po ndalojnë përdorimin e pajisjeve të rënda, njofton Klankosova.tv.

Tajfuni Yagi ishte një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në dekada, duke sjellë shi dhe erëra me shpejtësi deri në 149 km/h.

Kronikë e punuar nga gazetarja, Iliri Pireva:

lajme të ngjashme