Fantazia e epokës mesjetare, tendenca e re sensuale ka rreziqe për shëndetin NULL NULL 14.01.2025 18:00 14.01.2025 18:00 Ata që eksperimentojnë me “castlecore-rotica”, një fetish i ri që po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, mund të rrezikojnë shëndetin e tyre, paralajmërojnë ekspertët. “Castlecore” është një trend i ri dizajni, i frymëzuar nga epoka mesjetare, i cili është bërë shumë popullor në rrjetet sociale si TikTok dhe Pinterest gjatë muajve të fundit, transmeton klankosova.tv. Sipas një raporti të ri nga marka më e madhe e lodrave seksuale në Mbretërinë e Bashkuar, ky trend po frymëzon gjithashtu eksperimentime në dhomat e gjumit. Raporti zbulon se klientët po përdorin korse dhe lodra seksuale të frymëzuara nga krijesa fantastike, duke u lidhur me tendencën “castlecore”. Por ekspertët paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore: korsete shumë të ngushta mund të pengojnë frymëmarrjen, ndërsa disa lodra seksuale mund të mbeten të bllokuara brenda trupit, duke krijuar një emergjencë mjekësore. Sipas mail online, brendi gjithashtu thekson se interesi për këtë aspekt erotik të “castlecore” lidhet me popullaritetin në rritje të romanëve “romantasy” – një përzierje mes historive mesjetare fantastike dhe romancës erotike. Në TikTok, etiketa “romantasy” ka grumbulluar mbi 700,000 postime, ndërsa disa video, ku njerëzit ndajnë mendime për librat e tyre të preferuar, kanë mbledhur miliona shikime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Teknika e 'ecjes në pyll' e Kate Middleton mund të ndihmojë në mposhtjen e kancerit, thonë ekspertët 3 days
Lifestyle TikTokeri më i njohur në botë i bashkohet UNICEF-it si ambasador i vullnetit të mirë 4 days