Fanella e veshur nga legjenda e NBA-së, Jordan, shitet për 10.1 milionë euro NULL NULL 16.09.2022 18:28 16.09.2022 18:28 Fanella ikonike e veshur nga legjenda e basketbollit, Michael Jordan, gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998, është shitur në ankand për një rekord prej 10.1 milionë euro. Fanella e ndihmoi Jordanin të fitojë titullin e tij të gjashtë dhe të fundit në NBA. Ajo është bërë pjesa më e shtrenjtë e kujtimeve sportive të veshura nga loja në histori – duke kaluar 7 milionë funte të paguara për fanellën e Diego Maradonës “Hand of God”, të veshur gjatë Kupës së Botës 1986. Fanella kuqezi, me numrin 23, është gjithashtu gjëja më e vlefshme e Michael Jordan, e shitur ndonjëherë në ankand, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Jordan, tani 59 vjeç, u fut në Sallën e Famave të Basketbollit Naismith Memorial në shtator 2009.