Familja Sala hyn në shtëpinë e re që ia rindërtoi Rita Ora (VIDEO) NULL NULL 16.01.2020 14:39 16.01.2020 14:39 Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, i doli në ndihmë familjes Sala nga fshati Pinar i Tiranës pasi tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi shtëpinë atyre. Ora vendosi që kësaj familje t’ia rindërtonte shtëpinë dhe sot gjashtë anëtarët e familjes kanë hyrë në shtëpi të sigurt, njofton Klan Kosova. Çelësat e shtëpisë atyre ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një kushërirë të Rita Orës, Amantia. “Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai. Edlira Sala duke falënderuar kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren për shtëpinë e re, e emocionuar tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë. “S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falënderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time”. Veliaj ka publikuar në Facebook këtë aktivitet duke e falënderuar Ritën: Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!? Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.? Faleminderit nga ❤ Rita! Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!🙌Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚Faleminderit nga ❤ Rita! Publiée par Erion Veliaj sur Jeudi 16 janvier 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025