Familja Beckham “pushton” Parisin NULL NULL 07.03.2025 19:51 07.03.2025 19:51 Familja Beckham mori vëmendjen me paraqitjen e tyre në rrugët e Parisit të premten përpara shfaqjes së Javës së Modës të Victorias. Dizajnerja e modës, 50 vjeçe, dukej me plot elegancë teksa doli me pantallona të zeza të qepura dhe një pulovër rollneck, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv Për t’i shtuar centimetra gjatësisë së saj, Victoria i shtoi look-ut edhe takat e bardha. E ndërkaq, David u pa duke e mbajtur për dore vajzën Harper, teksa po bënin rrugën rreth kryeqytetit francez përpara se të fillonte nata e madhe. Ndërkohë, Cruz, ecte dorë për dore me të dashurën e tij Jackie Apostel. E vëllai e madh Romeo poashtu ecte me të dashurën e tij. +